JOANNA (ST. DENIO) · 11.11.11.11
Muzika: Trad. Welsh, harm. John Roberts (1821–1877) · Teksti: Psalmi 144 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Bekuar qoft' Zoti, Ai shkëmbi im, Që duart m'i m'son për betej' e luftim, Kështjella e lartë, mburoj' e shpëtim, Armiqt' e shumë mi sjell në nënshtrim. O Zot, ç'ësht' njeri u që Ti ta pranosh? Biri i njeriut që Ti ta kujtosh? Njeri u vërtet por si avull kalon, Si hije jan' ditët që shpejt i mbaron. Zbrit, O Zot nga lart, qiejt u li me hir, Prek malet që tymi t'u dalë i lir', Rrufetë lësho, armiqt' shprishikudo, Shigjetat e tua dërgo, i dërmo. Nga qiejt e lart' dorën Tënde ma shtri, Nga uj'rat e thella m'shpëto me fuqi. Paganët me gojë mashtrojnë nga do, Me t'djathtën betohen në rena ku do. Një këngë të re do t'këndoj për Ty Zot, Me harp' dhjetë telsh do t'lëvdoj u në plot. Ti jep për çdo mbret një fitore t'vërtet', Davidin shërbëtor nga shpata mbron n'jet'. Bij të tanë si bim' që n'rini u rrit', Bijat si shtylla pallatesh plot me drit', Hambarët me thesar, gjadhët plot me jet', Kopet' le të shtohen pa rrënim vërtet'. O At, na çliro, Zotin Krisht na dërgo, Nga dora e t'ligut Ti sot na shpëto; Të mos ndihet vaj n'mes të popullit sot, I bekuar kombi që Krishtin ka Zot!