Çdo psalm në këtë faqe ndjek të njëjtën strukturë:
- Melodia dhe metri — në krye të faqes gjeni emrin e melodisë (p.sh. ST. ANNE) dhe metrin e saj (p.sh. 8.6.8.6, numri i rrokjeve për çdo varg). Kjo ju ndihmon ta këndoni tekstin edhe me melodi të tjera të të njëjtit metër.
- Teksti — strofat e plota të psalmit të versifikuar në shqip.
- Melodia — një video për ta dëgjuar melodinë dhe për ta mësuar atë.
- Partitura — partitura e plotë me katër zëra (SATB) në formatin PDF, e cila mund të shikohet në faqe ose të shkarkohet falas.
Të gjitha materialet ofrohen falas për përdorim në adhurimin publik dhe privat. Ju inkurajojmë t’i shtypni, t’i fotokopjoni dhe t’i përdorni lirisht në kishat tuaja.