Psalteri Shqip është një projekt për t’i dhënë kishës shqipfolëse Librin e Psalmeve në formë të kënduar: secili psalm versifikohet në shqip me rimë e metër, dhe i vihet një melodie klasike të himnodisë së krishterë, në mënyrë që bashkësitë të mund t’i këndojnë Psalmet në adhurimin publik dhe privat të Perëndisë Trinitet.
Psalmet kanë qenë libri i këngëve i popullit të Perëndisë në çdo brez: Izraeli i këndoi në tempull, Zoti ynë Jezu Krisht i këndoi me dishepujt e tij, dhe kisha e reformuar i ka vendosur përsëri në zemër të adhurimit. Ky projekt synon që i gjithë Psalteri — të 150 psalmet — të jetë i disponueshëm në shqip, me tekst, partiturë dhe melodi, falas për çdo kishë dhe çdo besimtar.
Versifikimet përgatiten nga Albert J. Kona, pastor i Kishës së Reformuar Ungjillore në Durrës. Faqja pasurohet vazhdimisht: sapo një psalm përfundon, ai shtohet në listën e faqes kryesore.