ST. PETER · CM (8.6.8.6)
Muzika: Alexander R. Reinagle, 1836 · Teksti: Psalmi 129 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Më shtypën shumë që n'rini, t'thotë Izraeli; më shtypën shumë që n'rini, po s'patën fitore. Plugarët mbi kurrizin tim lëruan brazda gjat'; por Zoti drejt këputi krejt t'pabesit lak i ngrat'. Le t'turpërohen, t'kthehen pas, kushdo q'urren n’Sion; u bëfshin bar mbi një çati, që pa u rritur shkon. S'mbush dorën dot një korrëtar me bar që s'ka fuqi; dhe lidhësi, kur duaj mbledh, me krahë bosh i rri. Nuk thotë asnjë kalimtar: «Ju dhënt’ Zoti bekim! Ne ju bekojmë në emër të Zotit me gëzim.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.