Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 139a — O Zot, Ti Mirë Më Njeh

EVENTIDE · 10.10.10.10

Muzika: William H. Monk, 1861 · Teksti: Psalmi 139 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Ti më hetove, Zot, mirë më njeh, Kur ulem unë, kur ngrihem më sheh.
Të gjitha rrugët, hapat m'i shikon, Mendimin tim prej së largu kupton.

Çdo fjalë të gojës sime ti di, Njohja e lart' s'arrihet nga njeri.
Ku mund të ik larg Frymës sate vall'? Në qiell, sheol, prania më ngjall.

Të marr un' krahët e agimit, Zot, Të fshihem larg në fund të detit sot,
Edhe aty dora jote më prin, Terri si dita para teje shkrin.

M'ke formuar thellë në fshehtësi, M'ke endur mrekullisht në mitër ti.
Në librin tënd çdo dit' u shkrua qart', Veprat e tua do t'i lëvdoj lart.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.