MORNING SONG · 8.6.8.6
Muzika: Elkanah Kelsay Dare · Teksti: Psalmi 139 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Mendimet tua Perëndi të çmuar' pambarim. Si rëra shtrihen n'pafund'si. Me ty jam në çdo zgjim Të pabesin do dënosh Zot. O gjakatar' larg m'rri. Armiqt' përdorin emrin tënd për kot e me zili. A nuk i urrej vallë Zot që t'urrejnë vërtet? I urrej me urrejtje t'plot' armiqt' e tu n'kët' jet'. Më heto Zot dhe zemrën shih, mendimet m'i shqyrto, në ka tek unë rrug' të keq'. N'përjetë si më ço.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.