Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 119:105-112 — Fjala jote llamb’ për këmbën

CANONBURY · 8.8.8.8

Muzika: Robert A. Schumann, 1839 · Teksti: Psalmi 119:105-112 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Fjala jote llamb' për këmbën
Dritë për shtegun tim përher'.
Jam betuar e fjalën mbaj:
Vendimet e drejta t'ruaj.

Jam munduar shumë, o Zot,
sipas fjalës më jep jet' sot.
Prano zotimet e gojës,
mësomë urdhrat e tua.

Jeta ime ësht' në rrezik,
Por ligjin tënd nuk e harroj.
Të paudhët më ngrenë kurth,
por nga urdhrat nuk devijoj.

Dëshmit' e tua trashëgim,
Zemrës time i jan' gëzim.
Në zemrën time ka vendim
Fjala jote ësht' për zbatim.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.