Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 124 — Në qoft’se Zoti s’do t’ish n’anën ton’

TOULON (Old 124th) · 10.10.10.10.10

Muzika: Louis Bourgeois, 1551 · Teksti: Psalmi 124 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2010


Në qoft' se Zoti s'do t'ish n'anën ton',
mbrojtjen e Zotit sot Kisha pohon.
Kur njerëzit u ngritën kunda nesh,
Krahu i Zotit mbajti anën ton'.

Në zemërim t'flakt do t'na përpinin t'gjall'.
Ujrat e fryra do t'ishin mbi ne.
Bekuar qofsh ti Zot që s'na le pre,
t'ishim kafshât për dhëmbët e tyre.

Si zog nga laku i gjuetarit
që këputet, shpirti yn' shpëtoi.
Ndihma jonë ësht' tek Emri i Zotit
që qiejt dhe Tokën e krijoi.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.