Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 113 — Lëvdoni Emrin e Tij

MONKLAND · 7.7.7.7

Muzika: Anon., 1824 · Harmonizoi: John B. Wilkes, 1861 · Teksti: Psalmi 113 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2012


Lëvdoni Emrin e Tij,
shërbtor të Zotit ton’.
Qoft’ bekuar emr’ i Tij,
qysh tash e deri n’amshim.

Nga agimi gjer në muzg,
qoft’ bekuar emr’ i Tij,
përmbi popujt madhështor,
lavdia i përshkon qiejt.

Kush i përngjan Zotit ton’,
që fronin ka n’lartësi,
që nga lart ulet, vrojton
gjith sa ndodh në gjithsi.

Skamnorin nga pluhri ngre,
t’vobektin që rri ndër pleh,
q’ t’lartsuar të qëndrojn’
e me princat të darkojn’.

Beronjnë Ai bekon,
nën’ të lumtur me fëmij’.
Lëvdoni Jehovah Zot,
lëvdoni emrin e Tij.

Dëgjoni melodiën

Partitura

Partitura për kitarë

Navigation

t

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.