Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 101 — Do t’këndoj lavdet e tua

AURELIA · 7.6.7.6 D

Muzika: Samuel Sebastian Wesley, 1864 · Teksti: Psalmi 101 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2011


Do t’këndoj lavdet e tua, mir’sin dhe drejtësin’
Do t’jetoj shenjtërin’, Zot kur do të vish tek un’?
Në pastërt’në e zemrës do t’jetoj n’thjeshtësi,
n’urrejtje për mëkatin, do t’ruaj sytë e mi.

Zemra e çoroditur do t’largohet nga unë,
lig’sia, shpifja, mburrja nuk do t’gjejn vend tek unë.
Do t’ndjek me sy besnikët, do t’jem me ta çdo kohë,
i drejti dhe i ndershmi do t’jet shërbenjsi im.

Kush vepron me mashtrime ndihmën s’do përfitoj
kush jeton me gënjeshtra pranë meje s’do t’qëndroj.
Gjith të pabes’t e vendit do shpërblej me dënim
do ç’rrënjos nga Qyteti i Zotit ligësinë.

Dëgjoni melodiën

Partitura

Përmbajtja

Qëllimi

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.