OLD HUNDREDTH · 8.8.8.8
Muzika: Louis Bourgeois, 1551 · Harmonizoi: Genevan Psalter, 1551 · Teksti: Psalmi 100 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2007
O Kombe kudo nëpër botë, këndojni Zotit me gëzim, shërbe me frikë me adhurim, eja tek Ai dhe gëzo. Krishti ësht' Zoti Perëndi, Gjithçka që ësht' Ai krijoi, ne jemi Tij't, Ai na dha jetë, shpëtim dhe t'gjitha mirësitë. Hyni në portat e Tij plot Lavde, falenderime, Beko, kremto emrin e Tij, se Perëndia ësht' i mirë. Mëshira Tij është përjetë, Fjala e Tij ësht' e vërtet, Ka qen' gjithmon e do të mbet' Se Perëndia ësht' përjetë.