Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 121 — Nga malet sytë lart i çoj

MIT FREUDEN ZART · 8.7.8.7.8.8.7

Muzika: Bohemian Brethren’s Kirchengesänge, 1566 · Teksti: Albert J. Kona, 2026


Nga malet sytë lart i çoj prej ku do ta gjej ndihmën.
Tek Zoti unë e kërkoj që bëri qiell e tokën.
Po! Ai është Perëndi me gjithë forcë e fuqi,
Ai sundon mbi botën.

Ai kêmbën tënde ta mbron, që s’dremit e as s’kotet.
Izraelin Ai s’harron, kurrë Ai s’përgjumet.
Ai as nuk pushon as fle, gjithmonë rri zgjuar për ne,
për ty ai kujdeset.

Zoti yt të ruan e mbron, e Zoti t’është hije.
Pranë teje Ai qëndron, në krah të djathtë mbrojtje.
Dielli ditën s’do të godas, as hëna natën s’do të vras,
gjithmonë Ai ruan.

Nga çdo e keqe të shpëton, e ruan gjithë jetën.
Dhe shpirtin tënd gjithunjë e mbron, kudo të ruan udhën.
Ai të ruan pa pushim, sot nesër, deri në amshim,
tani e në përjetën.

Dëgjoni melodiên

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.