RIPLEY · 8.7.8.7 D
Muzika: Lowell Mason, 1839 · Teksti: Psalmi 146 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2021
Aleluja, lëvdo Zotin. Lëvdo Zotin shpirti im. Do ta lavdëroj Jehovën derisa un’ të kem jetë. Do t’i këndoj Perëndis’ tim, pë sa koh’ të ekzistoj. Aleluja, lëvdo Zotin. Lëvdo Zotin shpirti im. Mos kini besim te princat, as ndonjë bir njeriu. prej të cilit s’vjen shpëtimi, kur jep shpirt, kthehet në dhe. Lum ai që Perëndinë e Jakobit ka si ndihm’, që e ka shpresën tek Zoti, në Perëndinë e tij. Ai krijoi qiellin, tokën, detin dhe gjithçka në to. Që mbetet besnik përjetë, Jehova ësht’ emri Tij! Drejt’si u jep të shtypurve, ushqim të uriturve, çliron të robëruarit, të verbërve u jep sy! Zoti ngre të kërrusurit, Zoti i do të drejtët, mbron të huajt, dhe jetimin, dhe ndihmon gruan e ve. Të ligut i përmbys udhën. Zoti mbretëron përjetë. Perëndi së tënd o Sion, përjetë Aleluja!