Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 150 — Aleluja, Lëvdoni Perëndinë

CREATION · LMD

Muzika: Franz J. Haydn, 1798 · Teksti: Psalmi 150 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2018


Aleluja, Lëvdoni Perëndinë,
në shenjtoren e tij lëvdoni Jehovën!
Lëvdojeni në kupën qiellore
të pushtetit të tij, lëvdoni Jehovën.
Lëvdojeni për mrekullit’,
Lëvdojeni në përputhje me madhështin’ e Tij.
Me tingullin e burive,
lëvdojeni me harpë edhe me qeste.

Lëvdojeni me dajre dhe me valle,
lëvdojeni me vegla me tela dhe frym’.
Me cembale tingëlluese lavdro
me cembale kumbuese lavdro atë.
Lëvdojeni për mrekullit’,
lëvdojeni në përputhje me madhështin e Tij.
Çdo frym, çdo zemër që rreh sot
të lëvdojë Jehovën Zot, Aleluja.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.