Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 98 — Këndoji Zotit një këngë të re

LYNGHAM · 8.6.8.6 me refren

Muzika: Thomas Jarman, 1803 · Teksti: Psalmi 98 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2010


Këndoji Zotit një këngë të re,
për çudit që ka bërë, për çudit që ka bërë.
Dor' e tij e djatht' e i shenjtë
Ngadh'njeu me fuqi, ngadh'njeu me fuqi, ngadh'njeu me fuqi.

Shpëtim'n e madh që kreu Ai,
ka bërë të njohur, ka bërë të njohur.
Drejt'sin e Tij kombeve mbarë,
ka bërë të njohur, ka bërë të njohur, ka bërë të njohur.

Plot dashuri, hir ësht' Ai
ndaj popullit të Tij, ndaj popullit të Tij.
Tër' skajet e tokës kan' par'
shpëtimin e Zotit, shpëtimin e Zotit, shpëtimin e Zotit.

Mbarë toka le t'i brohoras' Atij,
me tinguj ngaz'llyes, me tinguj ngaz'llyes.
Ngrijeni zërin para Tij
me psalme plot gëzim, me psalme plot gëzim, me psalme plot gëzim.

Me harpë një psalm këndoji Atij,
me trumbet' e buri, me trumbete buri.
Para fytyrës së Zotit,
broh'rit me ngazëllim, broh'rit me ngazëllim, broh'rit me ngazëllim.

Le të buças' deti plot zhurm',
e çdo krijes në bot', e çdo krijes në bot'.
Lumenj të brohorasin fort,
e malet të këndojn', e malet të këndojn', e malet të këndojn'.

Se Ai po vjen, po vjen Ai, Që botën do gjykoj, Që botën ta gjykoj.
Me drejtësi e barazi Botën do ta gjykoj,
Botën do ta gjykoj, Botën do ta gjykoj.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.