Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 143 — O Zot, lutjen dëgjo dhe klithmës vëri vesh

LOVE UNKNOWN · 66 66 88

Muzika: John Ireland (1879–1962) · Teksti: Psalmi 143 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


O Zot, lutjen dëgjo, dhe klithmës vëri vesh.
Besnik, i drejtë je, ti afër të më jesh.
Mos bëj ti gjyq me robin tënd, se s'del i drejt' askush n'kët' vend.

Armiku m'ndjek ngado, përdhe ai më shtroi,
në terr të thell' më la, si t'vdekur më ngujoi.
Më merret fryma n'kraharor, dhe zemra dridhet si e gjor'.

Ditët e moçme, Zot, kujtoj me mallënjim,
për veprat tua flas, dhe punët me shkëlqim.
Drejt teje duart i lartoj, si tok' e that' për ty un' rroj.

Përgigjmu shpejt, o Zot, se fryma po më lë.
Fytyrën mos ma fshih, në varr të zbres pa zë.
Në mëngjes dashurinë trego, se veç te ti besoj ngado.

Shpirtin te ti lartoj, tregomë udhën t'vërtet'.
Nga armiqt' m'shpëto Zot, strehë gjej te ti përjet'.
Mëso vullnetin tënd t'zbatoj, i Shenjti Frymë të më drejtoj'.

Për hir të emrit tënd, sërish më jep ti jetë.
Nga hidhërimit m'nxirr, ti që je plot të vërtet'.
Të gjithë armiqt' m'i shkatërro, se shërbëtorin tënd ti do.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.