HYFRYDOL · 8.7.8.7 D
Muzika: Rowland H. Prichard, 1830 · Teksti: Psalmi 103:11–22 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Sa lart qielli rri mbi tokë, aq mëshirë ka për ne; Lindja larg nga perëndimi, fajet shkojnë larg prej nesh. Siç i dhimbsen bijtë atit, si një at me zemër plot, Zoti ka po aq mëshirë për ata që e druajn. Se Ai e di si jemi, nuk harron se jemi hi; Ditët tona si bar janë, lulëzon dhe vdes ai; Era fryn dhe ai s'është, vendi ku qe s'njihet më; Zoti njeh sa dobët jemi, pluhur jemi dhe asgjë. Por mëshira e Tij mbetet, sot, përjetë, pa kufi; mbi ata që e druajnë, mbi bijtë e bijve t'tij; Mbi ata që nuk harrojnë besëlidhjen mbajnë sot, Zoti fron në qiell ka ngritur, mbretëron mbi gjithçka Zot. Ju bekoni Zotin, engjëj, ju të fortë, plot fuqi; ju që urdhrat e Tij bëni, sa dëgjoni zërin Tij; Ju, ushtri të Tij, bekoni, bëni ç'thotë Zoti sot, Ju, o vepra t'Tij, bekoni, Shpirti im, beko pa fund!
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.