MADRID · 6.6.6.6 D
Muzika: Melodi tradicionale spanjolle · Përshtati: Benjamin Carr, 1824 · Teksti: Psalmi 111 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Kremtoj me zemër plot, Aleluja! Amen! n'kuvend po t’lavdërojm, mes të drejtëve sot; Veprat e tij mëdha, dhe i kërkon kushdo që kënaqet me to. Aleluja! Amen! Çdo vepër madhështi, Aleluja! Amen! drejtësia e Tij rron përjetë, pa fund; Çudirat i kujton, Ai që s'na harron, me hir na mëshiron. Aleluja! Amen! Ushqim u jep Ai, Aleluja! Amen! kush ka frikë prej Tij, besën gjithnjë e mban; Popullit i dëfton fuqinë që vepron, kombet ua dhuron. Aleluja! Amen! T’vërtet e drejtësi, Aleluja! Amen! janë veprat e Tij, urdhrat rrojnë përjet'; Ato s'luhaten dot, të bëra drejt, o Zot, me vërtetësi plot. Aleluja! Amen! Popullit dha shpëtim, Aleluja! Amen! një besë pa mbarim, i shenjt është Ai; I tmerrshëm, me fuqi, me frikë e lavdi, lavdi emrit të Tij! Aleluja! Amen! Frika e Zotit nis Aleluja! Amen! urtinë, dituri; urtë kush i përfill urdhrat e Tij gjithmon', lavdia e Tij rron, përjetë dhe s'mbaron. Aleluja! Amen!
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.