Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 119:9–16 — Si mund i riu, Zot i Shenjt’, Të pastër udhën t’mbaj’

ST. AGNES · CM (8.6.8.6)

John B. Dykes, 1866 · Teksti: Psalmi 119:9-16 · Albert J. Kona, 2026


Si mund i riu, Zot i Shenjt’, Të pastër udhën t’mbaj'?
Kur fjalën tënde mban me zell Dhe ruhet nga çdo faj.

Me gjithë zemër ty t’kërkoj; Nga urdhrat larg t’mos shkoj.
Në zemër fjalën tënde fsheh, Ndaj teje t’mos gaboj.

Qofsh i bekuar, Zoti im, Mësomë ligjin tënd.
Vendimet e tua Ti shpall Me buzë, në çdo vend.

Dëshmitë tua kur i ndjek, si pasuri, gëzoj.
Mësimet tua, Zot, përsiat, E shtegun tënd shqyrtoj.

Kënaqem plot në ligjin tënd, E fjalën s'do harroj;
është gëzimi im, o Zot, Përjetë ty lavdoj.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.