TOULON (Old 123) · 10.10.10.10
Muzika: Louis Bourgeois, 1551 · Teksti: Psalmi 123 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Te ti i ngre, o Zot, sytë e mi, te ti që lart mbi qiell rri në lavdi. Siç sheh shërbëtori zotin e vet, si shërbëtorja zonjën e vet pret. Kështu dhe ne sytë ngremë te ti, o Zot, që je e jona Perëndi, derisa të kesh për ne mëshirë. Ki mëshirë për ne, Zot i mirë! Se krejt na mbuluan me përbuzje, shpirti ynë u ngop me përqeshje; krenarët tallen; te ti shpresojmë: Ki mëshirë, Zot; ty të kërkojmë!
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.