SLANE · 10.10.10.10
Muzika: Melodi tradicionale irlandeze · Harm. Albert J. Kona, 2026 · Teksti: Psalmi 125 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Kush beson Zotin, si mali Sion, kurrë nuk tundet, por mbetet, qëndron. Muri prej malesh qytetin e mban, Zoti popullin e vet mbron, ruan, Skeptri i t'ligut mbi t'drejtët s'qëndron, dorën i drejti n'mëkat nuk e çon. Bëju i mirë të mirëve sot, kush do që zemrën e mban tek ti Zot. Kushdo që n'udhë të shtrembra po shkon, Zoti me t'ligjtë ata i dëbon. Paqja e Zotit mbi ty, Izrael, paqja që sjell Mbreti Emanuel.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.
Partitura
📄 Partitura do të shtohet së shpejti.