NOËL NOUVELET · 11.11.10.11
Muzika: Melodi franceze, shek. XV · Teksti: Psalmi 126 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Kur nga robëria Zoti na çliroi, si në ëndërr ishim; goja na gëzoi, gjuha me këngë; dhe çdo komb e tha: «Zoti bëri vepra të mëdha për ta!» Zoti bëri vepra të mëdha për ne, zemra na gëzohej, ishim plot hare. Kthena, o Zot, nga robëria Ti, si përrenjtë e Negevit pas një shi. Kush me lot po mbjell, do korrë me gëzim; qan kur shkon, dhe farën mbart me pikëllim, por ai kthehet mbrapsht me brohori, mbart me vete duajt plot me lumturi.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.