Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 103b — Sa lart qielli rri mbi tokë, aq mëshirë ka për ne

HYFRYDOL · 8.7.8.7 D

Muzika: Rowland H. Prichard, 1830 · Teksti: Psalmi 103:11–22 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Sa lart qielli rri mbi tokë, aq mëshirë ka për ne;
Lindja larg nga perëndimi, fajet shkojnë larg prej nesh.
Siç i dhimbsen bijtë atit, si një at me zemër plot,
Zoti ka po aq mëshirë për ata që e druajn.

Se Ai e di si jemi, nuk harron se jemi hi;
Ditët tona si bar janë, lulëzon dhe vdes ai;
Era fryn dhe ai s'është, vendi ku qe s'njihet më;
Zoti njeh sa dobët jemi, pluhur jemi dhe asgjë.

Por mëshira e Tij mbetet, sot, përjetë, pa kufi;
mbi ata që e druajnë, mbi bijtë e bijve t'tij;
Mbi ata që nuk harrojnë besëlidhjen mbajnë sot,
Zoti fron në qiell ka ngritur, mbretëron mbi gjithçka Zot.

Ju bekoni Zotin, engjëj, ju të fortë, plot fuqi;
ju që urdhrat e Tij bëni, sa dëgjoni zërin Tij;
Ju, ushtri të Tij, bekoni, bëni ç'thotë Zoti sot,
Ju, o vepra t'Tij, bekoni, Shpirti im, beko pa fund!

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.