Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 126 — Kur nga robëria Zoti na çliroi

NOËL NOUVELET · 11.11.10.11

Muzika: Melodi franceze, shek. XV · Teksti: Psalmi 126 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Kur nga robëria Zoti na çliroi, si në ëndërr ishim; goja na gëzoi,
gjuha me këngë; dhe çdo komb e tha: «Zoti bëri vepra të mëdha për ta!»

Zoti bëri vepra të mëdha për ne, zemra na gëzohej, ishim plot hare.
Kthena, o Zot, nga robëria Ti, si përrenjtë e Negevit pas një shi.

Kush me lot po mbjell, do korrë me gëzim; qan kur shkon, dhe farën mbart me pikëllim,
por ai kthehet mbrapsht me brohori, mbart me vete duajt plot me lumturi.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.