Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 127 — Kur Zoti shtëpinë s’ndërton

BOURBON · 8.8.8.8 (LM)

Muzika: William Moore, Columbian Harmony, 1825 · Harm. Louise McAllister, 1958 · Teksti: Psalmi 127 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Kur Zoti shtëpinë s'ndërton ndërtuesit mundohen kot;
kur Zoti qyte tin s'e mbron, rojtarët vigjëlojnë kot.

Më kot ngriheni pa agim, rrini zgjuar vonë, plot hall,
e bukën hani me mundim; t'dashurit gjumë Zoti fal.

Bijtë prej Zotit trashëgim, e fryti i barkut, dhunti;
si shigjeta n'dorë t'një trim, ashtu janë bijt' në rini.

Lum kush e ka kukurën plot me to; nuk turpërohet dot
kur me armiq tek porta flet se Zoti shtëpinë ia ngre.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.