Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 128 — Lum kushdo që Zotin druan

GALILEE · 8.7.8.7

Muzika: William H. Jude, 1887 · Teksti: Psalmi 128 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Lum kushdo që Zotin druan e në rrugën e Tij shkon;
ha me gaz ç'duart punuan, lum! E mira s'i mungon.

Si hardhi me fryt të plotë do jet' gruaja n'shtëpi;
bijt' e tu, ullinj të njomë, rreth tryezës plot rini.

Ja, kështu do jet' bekuar kush me frikë e nderon;
prej Sionit, i uruar, Zoti ty gjithnjë t'bekon.

Pafsh të mirën e Salemit sa të rrosh nën këtë qiell;
pafsh edhe bijtë e bijve, paqe, paq' mbi Izrael!

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.