Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 129 — Më shtypën shumë që n’rini

ST. PETER · CM (8.6.8.6)

Muzika: Alexander R. Reinagle, 1836 · Teksti: Psalmi 129 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Më shtypën shumë që n'rini, t'thotë Izraeli;
më shtypën shumë që n'rini, po s'patën fitore.

Plugarët mbi kurrizin tim lëruan brazda gjat';
por Zoti drejt këputi krejt t'pabesit lak i ngrat'.

Le t'turpërohen, t'kthehen pas, kushdo q'urren n’Sion;
u bëfshin bar mbi një çati, që pa u rritur shkon.

S'mbush dorën dot një korrëtar me bar që s'ka fuqi;
dhe lidhësi, kur duaj mbledh, me krahë bosh i rri.

Nuk thotë asnjë kalimtar: «Ju dhënt’ Zoti bekim!
Ne ju bekojmë në emër të Zotit me gëzim.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.