TALLIS’ CANON · 8.8.8.8
Thomas Tallis (c. 1505–1585) · Teksti: Psalmi 135 · Albert J. Kona, 2026
Përjetë, Zot, rron emri Yt, brez pas brezi kujtimi Yt. Ai mbron popullin e Tij, për shërby’sit ka dhembshuri. Idhujt e kombeve flori, argjend që e bën një njeri; gojë kanë, por s'kanë zë, sy kanë, por s'shohin asgjë. Vesh kanë, por s'dëgjojnë dot, pa frymë janë, gjë e kot'. Si ata bëhen kush i bën dhe kush besim mbi ta ka vën'. Izrael, beko Zotin Mbret, Aron, bekoje Atë vet'; ti, Levi, beko Zotin sot, kush e druan, bekoje Zot!
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.