Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 135a — Aleluja! Ju lëvdoni emrin e të Lartit Zot

STUTTGART · 8.7.8.7

Christian F. Witt (1660–1716) · Henry J. Gauntlett (1805–1876) · Teksti: Psalmi 135 · Albert J. Kona, 2026


Aleluja! Ju lëvdoni emrin e të Lartit Zot,
shërbëtorë që qëndroni në shtëpi të Tij ju sot.

Në oborret ku rri Zoti, lavd i jepni me hare;
mirësi e Tij këndoni, emrin ëmbël tok me ne.

Zgjodhi Zoti vet' Jakobin, Izraelin për thesar
popullin e Tij të dashur, më të shtrenjtë se çdo ar.

Mbret mbi gjithë perënditë është Zoti, plot fuqi;
bën ç'të dojë qiell e tokë, në det e në thellësi.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.