ALL SAINTS (Darmstadt) · 8.7.8.7.7.7
Muzika: Geistreiches Gesangbuch, Darmstadt, 1698 · Teksti: Psalmi 134 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Ja, bekoni Perëndinë, ju që jeni në shërbim; ju që natën në shtëpinë rrini zgjuar n’adhurim. Kur e gjithë bota fle, këngët ngjiten nëpër re. Ngrini duart dhe bekoni Zotin tonë n'shenjtëri; ju shërbyes që qëndroni para Zotit në shtëpi. Natën zërin lart kumbo; Zotin Shpëtimtar beko. Zoti vetë të bekoftë nga Sioni, lart atje; dhe Kriju’si yt të mbroftë, që ka bërë qiell e dhe. Mbi ju Zoti derdht’ bekim: jetë, jetë pa mbarim.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.