Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 133 — Sa mirë ësht’, sa ëmbëlsi

AZMON · 8.6.8.6

Muzika: Carl G. Gläser, 1828; përsht. Lowell Mason, 1839 · Teksti: Psalmi 133 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Sa mirë ësht', sa ëmbëlsi, kur rrojnë në bashkim
vëllezërit në dashuri, në paqe dhe gëzim!

Si vaji që mbi krye ra të priftit Aaron,
i rrjedh në mjekër, poshtë zbret, gjer n'skaj të rrobës shkon.

Si vesa e Hermonit zbret mbi male në Sion;
atje ku Zoti vë bekim: një jetë që s'mbaron.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.