Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 132 — Kujto o Zot Davidin

THAXTED · 13.13.13.13.13.13

Muzika: Gustav Holst (1874–1934) · Teksti: Psalmi 132 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Kujto o Zot Davidin, dhe të shenjtin betim, Nuk fle pa gjetur vendin, për ty, o Zoti im. Nuk do t'i jap un' syrit, as gjumë qetësi, Der'sa të gjej banesën, ku ti je në lavdi. Një banesë të shenjtë, për Zotin e vërtet', Për t'Fuqishmin e Jakobit që mbretëron për jet'.

Dëgjuam për Arkën tënde, të vërtetën dëshmi, E gjetëm n'fush' të Jaarit, të plot me madhështi. Të hyjmë n'shtroj' të këmb've, në të shenjtën banes', Të biem n'adhurimë, me lutje edhe shpres'. Ngrihu o Zot i Hirit, eja në kët' pushim, Me t'drejtë priftërinjtë, besnikët në gëzim!

Për hir të shërbëtorit, Davidit me të drejt', T'vajosurin mos e hidh, o Mbreti yn' i shenjt'.
Zoti i dha betimin, që s'do të bjer' n'harres': "Një nga të tut' pasardhës, mbi fron përher' do mbes'.
Nëse do t'mbajn' beslidhjen, u thot' Zoti gjithmon', Pasardhësit e tyre, do ulen në kët' fron."

Ja Zoti zgjodhi Sionin, e mbush plot me bekim, "Ky është vend' i prehjes, këtu un' kam pëlqim. Të varfrit un' me bukë, i ngop ata për dit', Besnikët brohorasin, prift'rinjt' vishen me drit'. Atje i rris Davidit, Pinjollin madhështor, Armiqtë do mbulohen, me turp, Ai mban kuror'!"

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.