Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 135b — Përjetë, Zot, rron emri Yt

TALLIS’ CANON · 8.8.8.8

Thomas Tallis (c. 1505–1585) · Teksti: Psalmi 135 · Albert J. Kona, 2026


Përjetë, Zot, rron emri Yt, brez pas brezi kujtimi Yt.
Ai mbron popullin e Tij, për shërby’sit ka dhembshuri.

Idhujt e kombeve flori, argjend që e bën një njeri;
gojë kanë, por s'kanë zë, sy kanë, por s'shohin asgjë.

Vesh kanë, por s'dëgjojnë dot, pa frymë janë, gjë e kot'.
Si ata bëhen kush i bën dhe kush besim mbi ta ka vën'.

Izrael, beko Zotin Mbret, Aron, bekoje Atë vet';
ti, Levi, beko Zotin sot, kush e druan, bekoje Zot!

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.