Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 137 — Tek lumenjt’ në Babilon me lot

NEUMARK · 9.8.9.8.8.8

Muzika: Georg Neumark, 1657 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Tek lumenjt' në Babilon me lot, ne u ulëm plot me trishtim,
Për Sionin qanim fort, o Zot, harpat varëm n'degë, n’mjerim!
Ata që na mbanin n'robni, tallën: “Këndo Zotit tani!”

Si t'këndojmë këngët e Zotit, këtu në k'të vend të huaj?
Dora e djathtë thaft' prej lotit, n'harrofsha Sion, të vuaj!
Gjuha m'u thaftë pa t'përmend, mbi çdo gëzim, i shenjti vend!

Kujto Edomin, o i Madh Zot, Që tha: “Shkatërroje n'themel!”
Babilon' që shkatërrohet sot, lum ai që hakun ta sjell!
Lum ai foshnjat që t'i merr, dhe pas shkëmbit i plas me tmerr!

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.