RESTORATION · 8.7.8.7.9.8.8.7
Muzika: Southern Harmony, William Walker, 1835 · Harm. Albert J. Kona, 2026 · Teksti: Psalmi 142 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Me zë po i thërras Zotit, i lutem me zë e lot; para tij po derdh vajtimin, hallin tim i tregoj sot. Kur fryma brenda po më shuhej, ti, Zot, e dije ku po shkoj; e fshehtas ma vunë lakun në shtegun që po kaloj. Vështroj në të djathtën time, por kurrkush nuk më kujton; çdo rrugë shpëtimi mbyllet, njeri për mua s'mendon. Te ty, o Zot, e ngrita zërin, e thashë: Streha ime je, dhe pjesa ime e vetme mes të gjallëve mbi dhe. Dëgjo me vëmendje klithmën, se jam rrëzuar në hi; ndjekësit janë të fortë, më çliro, se s'kam fuqi. Më nxirr nga burgu, Zot i mirë, dhe emrin tënd lart ta kremtoj; Të drejtët rreth meje mblidhen, se mirësinë shijoj.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.
Partitura
📄 Partitura do të shtohet së shpejti.