NEUMARK · 9.8.9.8.8.8
Muzika: Georg Neumark, 1657 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Tek lumenjt' në Babilon me lot, ne u ulëm plot me trishtim, Për Sionin qanim fort, o Zot, harpat varëm n'degë, n’mjerim! Ata që na mbanin n'robni, tallën: “Këndo Zotit tani!” Si t'këndojmë këngët e Zotit, këtu në k'të vend të huaj? Dora e djathtë thaft' prej lotit, n'harrofsha Sion, të vuaj! Gjuha m'u thaftë pa t'përmend, mbi çdo gëzim, i shenjti vend! Kujto Edomin, o i Madh Zot, Që tha: “Shkatërroje n'themel!” Babilon' që shkatërrohet sot, lum ai që hakun ta sjell! Lum ai foshnjat që t'i merr, dhe pas shkëmbit i plas me tmerr!
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.