PASSION CHORALE · 7.6.7.6.D
Muzika: Hans Leo Hassler, 1601 · Harmonizoi: Johann Sebastian Bach, 1729 · Teksti: Psalmi 140 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Më çliro nga i keqi, O Zot, ti sot më mbro, Nga njerëzit e dhunshëm Të lutem më shpëto. Gjithnjë ata po mblidhen Të bëjnë veç luftim, Si gjarpri gjuhën mprehin Plot helm në pabesim. Nga i pabesi më mbro Nga dor' e tij, o Zot, Prej njeriut të dhunës, Që po m'shkakton veç lot. Kryelartët lak fshehën, Rrjetë e kurth të zi, Buzë shtegut vunë grep, T'mbetem në robëri. Unë i thashë Zotit: "Je Perëndia im! O Zot, lutjen dëgjoje, Dhe britmën për shpëtim!" O Zot, ti je shpëtimi, Me forcë e fuqi, Në luftë m'mbulon kokën, Më mban në siguri. Mos i jep ti të ligut Atë që ai do, Planet e tyre mos ngre, Të lutem m'i ndalo. Bëj që koka e tyre Që mua më sulmojn', Nga fjalët e buzëve, Me turp le t'i mbulojn'. Rënçin mbi ta qymyre, Të ndezur, zjarri plot, Në zjarr, në gropa t'thella, Që të mos ngrihen dot. Gojëkeqi mbi tokë, Kurr' mos u forcoftë, Dhe njeriun e dhunës E keqja ta shkat'rroft'. Unë e di që Zoti T'pikëlluarin mbron, Dhe të varfërit gjithnjë, Drejtësi u dërgon. Të drejtët me të vërtet' Emrin tënd lavdërojn', Dhe njerëzit e ndërshëm Në prani tënde rrojn'.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.