Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 138 — Me gjithë zemër të kremtoj

ST. PETERSBURG · 8.8.8.8.8.8

Muzika: Dmitry Bortniansky, 1825 · Teksti: Psalmi 138 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Me gjithë zemër të kremtoj, ndër perëndi un' të këndoj;
I kthyer drejt tempullit shenjt', lëvdoj un' emrin tënd të shtrenjt';
Për mirësi, besnikëri, të sjell o Zot veç lavdëri.

Se fjalën tënde plot lavdi, mbi çdo gjë emrin ngrite Ti;
Kur të kërkova ty o Zot, ti m'u përgjigje mua plot;
Fuqin' e shpirtit ma ke rrit', dhe më ke mbushur plot me drit'.

Tër' mbretërit ty të kremtojn', kur fjalët e tua dëgjojn';
Për rrugët e Zotit do t'ngren', këngë, se Ai lavdi gjen!
E madhe është pa mbarim, lavdia e Zotit n'shkëlqim.

Ndon'se i shkëlqyeshëm Zot, për të thjeshtët kujdeset plot;
Por mendjemadhin Zoti sheh, dhe nga largu Ai e njeh;
Sikur të eci n'fatkeq'si, të gjall' do m'ruash vetëm Ti!

Kundër armiqve n'zemërim, do zgjatësh dorën për shpëtim;
E djathta jote më shpëton, Zot', veprën tek un' e mbaron;
Zot, mirësia rron përher', veprat e dorës mos i lër!

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.