Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 142 — Me zë po i thërras Zotit

RESTORATION · 8.7.8.7.9.8.8.7

Muzika: Southern Harmony, William Walker, 1835 · Harm. Albert J. Kona, 2026 · Teksti: Psalmi 142 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Me zë po i thërras Zotit, i lutem me zë e lot;
para tij po derdh vajtimin, hallin tim i tregoj sot.
Kur fryma brenda po më shuhej, ti, Zot, e dije ku po shkoj;
e fshehtas ma vunë lakun në shtegun që po kaloj.

Vështroj në të djathtën time, por kurrkush nuk më kujton;
çdo rrugë shpëtimi mbyllet, njeri për mua s'mendon.
Te ty, o Zot, e ngrita zërin, e thashë: Streha ime je,
dhe pjesa ime e vetme mes të gjallëve mbi dhe.

Dëgjo me vëmendje klithmën, se jam rrëzuar në hi;
ndjekësit janë të fortë, më çliro, se s'kam fuqi.
Më nxirr nga burgu, Zot i mirë, dhe emrin tënd lart ta kremtoj;
Të drejtët rreth meje mblidhen, se mirësinë shijoj.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

📄 Partitura do të shtohet së shpejti.

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.