Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 122 — Sa gaz kur thanë

KINGSFOLD · 8.6.8.6 D

Muzika: Melodi popullore angleze · Harmonizoi: Ralph Vaughan Williams, 1906 · Teksti: Psalmi 122 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Sa gaz kur thanë: «Në shtëpi të Zotit, me gëzim!»
Ja, ndalen këmbët sot te ti, Jerusalemi im!
Qytet i ngritur gur mbi gur, i lidhur fort e plot,
dhe rreth e rrotull mur pas mur, që kurrë s'tundet dot.

Ngjit fis pas fisi, çdo brezni, siç Zoti u dëshmon,
t'i japin emrit tij lavdi me zë që lart kumbon.
Atje gjykata ka seli, e mbreti drejt gjykon;
vet' Biri i Davidit rri, përjetë mbretëron.

Lutuni për Jerusalem, për paqe, qetësi;
kërkoni paqe për Sion, ku Zoti ka shtëpi.
Ndër muret e tu paqe sot, ndër kulla siguri;
kush do ty, lulëzoftë plot me hir e begati!

Për miq, vëllezër, për të mi, do them: «Paqe me ty!»
Për Zotin, për shtëpin' e tij kërkoj të mirën ty.
Sa herë thonë: «Në shtëpi të Zotit!» — me gëzim
do ngjitem prapë, plot lavdi, Jerusalemi im!

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.