Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 97 — Zoti mbret’ron, tok’, brohorit! Ishuj, gëzohuni

BRYNTEG · 8.8.8.8

John Ambrose Lloyd, 1815–1874 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Zoti mbret'ron, tok', brohorit! Ishuj, gëzohuni çdo dit'!
Re dhe terr fron'n e Tij mbulojn, Të drejtën e Tij e tregojn’.

Përpara Zot't një zjarr vërshon, armiqtë përqark shkatërron;
Vet'tima bot' ka ndriçuar Dridhet tok', e frikësuar.

Malet si dyll ni sën të shkrijn' para Atij, Zot t'gjithësis’.
Qiejt drejt'sin' ia tregojn’, Popujt lavdinë e shikojn’.

Kush adhuron idhuj të kot', u turpëroft' në këtë bot'!
Përmbys të bjer' çdo perëndi, Sioni d'gjon kët' lajm të ri!

Bijat e Judës gëzojn' plot, për gjykimet e tua, Zot!
Sepse Ti Zot je Shum' i Lart', Mbi gjith' per'ndit' ke fron të art'.

Ju që kët' Zot e doni plot, t'keqen urreni sot e mot!
Mbron shenjtorët e Tij gjithmon', nga të pabesët i çliron.

Drita u lind për çdo të drejt', Gëzimi zemrën mbushë shpejt;
Gëzohuni në Zotin k'tu, Emrin e shenjt' lëvdoni ju!

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.