Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

,

Psalmi 5 — O Jehova vëru vesh

ABERYSTWYTH · 7.7.7.7.D.

Muzika: Joseph Parry, 1879 · Teksti: Psalmi 5 · Vargëzoi: Redin Manasterliu, 2011


O Jehova vëru vesh, fjalëve t'ankimit tim,
Zër'n e lutjes, O Zot Mbret, që veç tek ti gjen drejtim.
O Jehovah zërin tim do ta dëgjosh në më ngjes,
Kur lutjen lart do të ngre, e plot shpresë do të pres.

Jo nuk je një Perëndi, që kënaqet n'pabesi,
Dhe e liga nuk ka vend, n'gjirin Tënd nuk mund të rri.
Mburravecët nuk qëdrojn', para syve t'Shenjtëris'.
I urren të gjith' ata që jan bij të padrejtsis'.

Gënjeshtarët, gjakatar't, hileqarët do t'i fshish.
Por për shkak të mirësis' të madhe të Perëndis',
un' në tempull do të hyj, të përkulem me nderim,
drejt shenjtores me plot frik' do të ofroj adhurim.

Sipas Tëndes drejtësi, më drejto në shtegun tim,
se armiqtë gojëlig, zemrën mbushur plot rrënim.
Fjalë ëmbël, lajkatar, grykën hapin si një varr.
Plani tyre mos paft' drit', u dënofshin veç në zjarr.

Por kush fshihet tek Zoti, veç tek Ai strehohet,
le të këlthas e bërtas, le të ngazëllej' për jet'.
Kush e do emrin e Tij, Zoti i është mburoj'.
Të drejtin do ta bekoj, hir' i tij do ta rrethoj'.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.