Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

,

Psalmi 72:17-19 – Emri i Tij qëndron përjetë

DUNDE · C. M.

Muzika: Scottish Psalter, 1615 · Teksti: Psalmi 72:17-19 · Përshtati: Albert J. Kona, 2010


Emri i Tij qëndron përjetë, përhapet sa't ketë diell
Tër' kombet bekohen në të, e shpallin të lumtur.

I bekuar qoft' Perëndia i Izraelit,
Vetëm Ai bën mrekulli në mes t'popullit Tij.

Bekuar qoftë emri i Tij, i lavdishëm përjetë
Dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e Tij.

Dëgjoni melodinë

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.