Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 90 — O Zot, shpresa jon’ keni qenë

ST. ANNE · 8.6.8.6

Muzika: William Croft, 1708 · Teksti: Isaac Watts, 1719 · Përkth: Albert Kona, 2008


O Zot, shpresa jon' keni qenë, do't jeni përgjithmonë,
streha që mbron nga stuhia dhe përjet'sia jonë.

Nën hijen e Fronit qëndron, kombi yt i sigurt;
Vetëm Krahu Juaj o Zot, mjafton për mbrojtjen tonë.

Përpara se malet t'ishin, a toka t'merrte formë,
nga përjet'sia ishit Zot, do't jeni përgjithmonë.

Një mijë vjet për syt' e Tu jan' si të gdhish një natë,
si një ëndërr që zhduket shpejt kur dielli ngrihet lart.

O Zot, shpresa jon' keni qenë, do't jeni përgjithmonë,
ji mbrojtja jon' këtu në tok' e përjet'sia jonë.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.