ST. AGNES · CM (8.6.8.6)
John B. Dykes, 1866 · Teksti: Psalmi 119:9-16 · Albert J. Kona, 2026
Si mund i riu, Zot i Shenjt’, Të pastër udhën t’mbaj'? Kur fjalën tënde mban me zell Dhe ruhet nga çdo faj. Me gjithë zemër ty t’kërkoj; Nga urdhrat larg t’mos shkoj. Në zemër fjalën tënde fsheh, Ndaj teje t’mos gaboj. Qofsh i bekuar, Zoti im, Mësomë ligjin tënd. Vendimet e tua Ti shpall Me buzë, në çdo vend. Dëshmitë tua kur i ndjek, si pasuri, gëzoj. Mësimet tua, Zot, përsiat, E shtegun tënd shqyrtoj. Kënaqem plot në ligjin tënd, E fjalën s'do harroj; është gëzimi im, o Zot, Përjetë ty lavdoj.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.