Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 125 — Kush beson Zotin, si mali Sion

SLANE · 10.10.10.10

Muzika: Melodi tradicionale irlandeze · Harm. Albert J. Kona, 2026 · Teksti: Psalmi 125 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026


Kush beson Zotin, si mali Sion, kurrë nuk tundet, por mbetet, qëndron.
Muri prej malesh qytetin e mban, Zoti popullin e vet mbron, ruan,

Skeptri i t'ligut mbi t'drejtët s'qëndron, dorën i drejti n'mëkat nuk e çon.
Bëju i mirë të mirëve sot, kush do që zemrën e mban tek ti Zot.

Kushdo që n'udhë të shtrembra po shkon, Zoti me t'ligjtë ata i dëbon.
Paqja e Zotit mbi ty, Izrael, paqja që sjell Mbreti Emanuel.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

📄 Partitura do të shtohet së shpejti.

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.