ARFON · 7.7.7.7.7.7
Muzika: Melodi uellsiane (Tros y Garreg); Edward Jones, Relicks of the Welsh Bards, 1784 · Teksti: Psalmi 130 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Thellë nga humnera, Zot, dëgjo klithmën time sot; prire veshin me kujdes ndaj zërit tim kur të pres. Zoti im, o Perëndi, lutjen time dëgjo Ti. Nëse fajet i kujton, para Teje kush qëndron? Por te Ti ka falje plot, prej kësaj të druhem, Zot. Në mëshirë Ti shpëton mëkatarin që pendon. Unë pres, o Zot, shpresoj, fjalës sate i besoj. Ty të pret, Zot, shpirti im, si roja që pret agim; po, më fort se roja pret, shpirti im, Zot, Ty të pret. Izrael, shpreso, shpreso, Zotit tënd ti i beso! Se mëshirë ka Ai, plot shpengim, hir e liri. Nga çdo faj Ai shpengon Izraelin, e çliron.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.