AZMON · 8.6.8.6
Muzika: Carl G. Gläser, 1828; përsht. Lowell Mason, 1839 · Teksti: Psalmi 133 · Vargëzoi: Albert J. Kona, 2026
Sa mirë ësht', sa ëmbëlsi, kur rrojnë në bashkim vëllezërit në dashuri, në paqe dhe gëzim! Si vaji që mbi krye ra të priftit Aaron, i rrjedh në mjekër, poshtë zbret, gjer n'skaj të rrobës shkon. Si vesa e Hermonit zbret mbi male në Sion; atje ku Zoti vë bekim: një jetë që s'mbaron.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.