STUTTGART · 8.7.8.7
Christian F. Witt (1660–1716) · Henry J. Gauntlett (1805–1876) · Teksti: Psalmi 135 · Albert J. Kona, 2026
Aleluja! Ju lëvdoni emrin e të Lartit Zot, shërbëtorë që qëndroni në shtëpi të Tij ju sot. Në oborret ku rri Zoti, lavd i jepni me hare; mirësi e Tij këndoni, emrin ëmbël tok me ne. Zgjodhi Zoti vet' Jakobin, Izraelin për thesar popullin e Tij të dashur, më të shtrenjtë se çdo ar. Mbret mbi gjithë perënditë është Zoti, plot fuqi; bën ç'të dojë qiell e tokë, në det e në thellësi.
Dëgjoni melodinë
🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.