Psalteri Shqip

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet

Psalmi 136 — Këndoni Zotin me lavdi

DUKE STREET · LM (8.8.8.8)

John Hatton (1710–1793) · Teksti: Psalmi 136 · Albert J. Kona, 2026


Këndoni Zotin me lavdi, Zot i zotave, Perëndi;
Vepron çudira plot shkëlqim — Se mirësia s'ka mbarim.

Me dije qiejt i ngriti lart, Mbi ujë tokën shtroi me art;
Diell, hënë, yje për ndriçim — Se mirësia s'ka mbarim.

Egjiptin rrahu me fuqi, Të parëlindurit e tij;
Me krah të shtrirë, me shpëtim — Se mirësia s'ka mbarim.

Ai Detin e ndau në mes, Kaloi Izraeli përmes;
Për Faraonin shkatërrim — Se mirësia s'ka mbarim.

Dëgjoni melodinë

🎵 Videoja e melodisë do të shtohet së shpejti. Më vonë këtu do të vendoset incizimi i psalmit të kënduar në shqip.

Partitura

About

Libri i Psalmeve për Këndim në Adhurimin Privat dhe Publik të Perëndisë Trinitet. Çdo psalm me tekst, partiturë dhe melodi — falas për kishat shqipfolëse.